Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BE: Alternativa më të sigurta për duhanin, përdoruesit nuk zhduken menjëherë

Jetë 26/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përfitimet kryesore që vijnë nga përqafimi i alternativave më tësigurta përfshijnë ruajtjen e kontributit ekonomik të një industrie të ndërtuar në Europë; përmirësimin e shëndetit publik përmespërditësimit të kuadrit rregullator dhe parandalimin e tregut të paligjshëm, për produkte me standarde të ulëta sigurie që vijnë kryesisht nga Kina.

Këshilli Europian i Inovacionit (EIC) është platforma kyҫe e inovacionit në Europë e cila synon identifikimin, zhvillimin dhe adoptimin e teknologjive dhe inovacioneve që po ndryshojnë industritë dhe ekonominë.

EIC, si një organizatë jo qeveritare ka publikuar së fundmi studimin ‘Si Europa mund të shpëtojë miliona jetë duke promovuar rritjen ekonomike.’’ Materiali pasqyron ndikimin ekonomik që ka industria e duhanit në nivel europian, gjithashtu ofron një këndvështrim praktik për rregullimin e këtij tregu.

Sipas autorëve, duke pasur parasysh se përdoruesit e duhanit dhe nikotinës nuk do të ‘zhduken’ brenda natës, Europa duhet të inkurajojë adoptimin dhe përdorimin e alternativave më të sigurta. Kjo arrihet duke krijuar një industri europiane e cila kontrollohet rreptësisht.

Kjo qasje do të përmbushte tre qëllime: Ruajtjen e kontributit ekonomik të një industrie plotësisht të ndërtuar në Europë; Përmirësimin e shëndetit publik përmes njëkuadri rregullator që balancon reduktimin e dëmit me nevojën për të hequr gradualisht cigaret; Parandalimin e tregut të paligjshëm, për produkte me standarde të ulëta sigurie që vijnë kryesisht nga Kina.

Përveҫ efektit pozitiv që këto alternativa kanë për shëndetin publik, ato kanë një impakt pozitiv dhe në ekonominë e Bashkimit Europian. Në nivel evropian, sektori i duhanit kontribuon me 223.7 miliardë euro në vit në PBB, shifër kjo sa1.3% e PBB-së totale të Bashkimit Evropian.

Të ardhurat totale vjetore nga taksat mbi duhanin arrijnë në 112.9 miliardë euro. Industria punëson, drejtpërdrejt dhe indirekt, më shumë se 2.1 milionë njerëz.Duke eleminuar tregune paligjshëm të cigareve, BE eleminon humbjen prej 11.6 miliardë euro në vit.

Raporti i bën thirrje institucioneve që të miratojnë një kuadër rregullator i cili mbron zinxhirin evropian të duhanit dhe më shumë se 2.1 milionë vende pune.

Artikulli paraprakRaporti i OBSH: 1 në 4 të rinj në Europë pijnë alkool, 2100 jetë të humbura çdo ditë
Artikulli i rradhës Vaksina e Novavax drejt miratimit të plotë nga FDA, mes debatit dhe vonesave politike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.