Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

80 mijë pacientë në Klinikën e Radiologjisë në gjysmën e parë të vitit, mungesa e stafit sfidë e madhe – Flet Dr. Shkendije Nuza

Lajme 24/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, Klinika e Radiologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ofruar shërbime për 80,740 pacientë,  numër ky që tregon fluks të jashtëzakonshëm të kërkesave për ekzaminime diagnostike.

Kështu ka bërë të ditur Dr. Shkendije Nuza, drejtoreshë e kësaj klinike ku shpjegon se ekzaminimet me rëntgen dhe ato me CT jane shërbimet që kërkohen më shumë, shkruan Gazeta Shneta.

“Gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 8,456 rezonanca magnetike dhe rreth 12,856 ekzaminime me CT. Nga këto, mbi 7,101 raste janë trajtuar gjatë ndërrimeve, duke përfshirë ndërrimin paradite, pasdite dhe fundjavave, ndërsa pjesa tjetër prej 5,755 ekzaminimesh janë realizuar në raste spitalore dhe ambulatore.” shpjegon ajo.

Megjithëse Dr. Nuza thekson se shërbimet në klinikë janë të shumëllojshme.

“Klinika ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga ekzaminimet me rëntgen, fluoroskopia e sistemit gastrointestinal dhe urogjenital, ultrazëri ambulantor dhe emergjent, CT dhe rezonancë magnetike, endografi, biopsi, si dhe mamografi dhe biopsi gjiri.” shtoi ajo.

Megjithë volumin e madh të kërkesave, Dr. Shkendije Nuza, thekson se mungesa e stafit mbetet një sfidë serioze.

“Para më shumë se 10 vitesh kemi pasur rreth 30 radiologë, ndërsa sot numërohen vetëm 25. Ndërkohë, gamë e shërbimeve ka shënuar rritje të madhe, po ashtu edhe numri i aparaturave diagnostikuese,” shpjegon Dr. Nuza./Gazeta Shneta/

Për këto dhe detaje të tjera shihni videon më poshtë:

 

Artikulli paraprakStudim: Rreziku për sëmundje të mëlçisë nga alkooli është dyfishuar në SHBA
Artikulli i rradhës Kur fillon të duket barku i shtatzënisë? Ja çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.