Nga janari deri në shtator të këtij viti, në Kosovë kanë ardhur në jetë gjithsej 20 mijë e 738 fëmijë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Të dhënat tregojnë se 10 mijë e 730 prej tyre janë djem, ndërsa 10 mijë e 009 janë vajza, duke reflektuar një raport të balancuar gjinor në lindjet e reja.
Ky bilanc tregon një stabilitet në numrin e lindjeve, me një dallim të vogël mes djemve dhe vajzave, ku këtë herë kanë lindur pak më shumë vajza./Gazeta Shneta/



