Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Lajme 03/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit. Në shumicën e rasteve, të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre janë marrë masa ligjore me vendim të prokurorëve përkatës.

Në Lipjan, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka njodtuar se edhe në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Kurse në Obiliq, policia ka arrestuar dy persona burra, të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj, ndërsa pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rast i dhunës në familje është regjistruar edhe në Rahovec, ku një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës gruaje. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-Rahovec dhe më pas, me vullnetin e saj, është larguar për tek familja e saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Gjakovë, policia ka arrestuar një të dyshuar kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, është strehuar tek familja e saj dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Artikulli paraprak206 seanca dialize janë kryer gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë
Artikulli i rradhës Mbi 20 mijë fëmijë kanë lindur në Kosovë gjatë nëntë muajve të këtij viti

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.