Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Lajme 18/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Departamentit për Politikë të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, Blerim Shabani ka mbajtur një konferencë për media lidhur me dyshimin për keqtrajtimin e 5-vjeçarit nga prindërit në Lipjan.

Ai përmendi hapat që ka ndërmarrë ky departament, derisa theksoi se çështja e trajtimit dhe menaxhimit të rastit është kompetencë ekskluzive e komunës.

“Ne kemi marrë disa hapa siç është mbikëqyrja profesionale, kemi kërkuar një raport kronologjik të hollësishëm lidhur me trajtimin, menaxhimin e rastit të fëmijës nga Qendra për Punë Sociale dhe normalisht, në përputhje me këto kompetenca dhe përgjegjësi, kemi autorizuar edhe njësinë inspektuese, e cila është në kuadër të ministrisë në të cilën ne bëjmë pjesë.

Por ajo çka është e rëndësishme të sqarojmë edhe për opinionin e gjerë publik është që çështja e trajtimit dhe menaxhimit të rastit është një çështje e kompetencës ekskluzive e komunës, gjithësisht e komunave, për sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare, e më saktë e Qendrës për Punë Sociale, e cila është në kuadër të kompetencave të komunës.

Në Republikën e Kosovës kemi 38 Qendra për Punë Sociale, ku në secilën komunë ka nga një Qendër për Punë Sociale e cila menaxhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga komuna, gjithësisht komunat”, tha ai.

Shabani, ka theksuar se janë në pritje të raportit preliminar lidhur me këtë rast.

“Për t’iu rikthyer edhe një herë çështjes në fjalë: në momentin që si ministri jemi vënë në dijeni, në përputhje me kompetencat, rolin, mandatin dhe autorizimet që na jep legjislacioni primar dhe sekondar, ne kemi ofruar pëlqimin për vendosjen e fëmijës, gjithësisht fëmijëve, në strehim familjar, në familje që janë të vlerësuara dhe të aprovuara që ofrojnë shërbime për fëmijët pa kujdes prindëror.

Dhe normalisht, edhe autorizimin për njësinë inspektuese, e cila në bazë të autorizimeve që i jep Ligji i Shërbimeve Sociale dhe Familjare, ka filluar procesin e vlerësimit të rrethanave mbi përmbushjen e detyrimeve për sa i përket çështjeve të menaxhimit të rastit në fjalë. Nuk do të doja që të shkoja në informacione që janë të tipit të hamendësimeve, sepse kjo do të krijonte dilema edhe për opinionin publik, mirëpo po presim edhe raportin kronologjik dhe normalisht po presim edhe raportin preliminar nga inspektimi lidhur me çështjet e trajtimit të rastit të fëmijës”, theksoi Shabani.

Artikulli paraprakQIPS: Mosfunksionimi i sistemit të shëndetit mendor një nga shkaktarët për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan
Artikulli i rradhës Testi me tampon nazal mund të zbulojë herët Alzheimerin

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.