Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku pediatër i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës

Lajme 16/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një lajm i hidhur vjen nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë,  ku mjeku i njohur pediatër Bashkim Nezaj është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, teksa ishte në krye të detyrës, duke i shërbyer fëmijëve në Spitalin Pediatrik të Fëmijëve në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, gjatë turnit të natës. Miqtë dhe kolegët kanë shprehur dhimbjen dhe keqardhjen për ndarjen e mjekut që njihej për qetësinë dhe përkushtimin në shërbim të të vegjëlve.

Sipas njoftimit nga QSUT dhe postimeve të miqve në rrjete sociale, mjeku tropojan humbi jetën si pasojë e një infarkti.

Ai ishte në shërbimin e mjekut kujdestar  kur u nda nga jeta, duke dhënë frymën e fundit në vendin e punës.

Reagimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Bashkim Nezaj. Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve. Për më shumë se 20 vite, Dr. Bashkimi ka qenë pranë çdo vogëlushi që ka kaluar pragun e Pediatrisë, duke u bërë shembull i humanizmit dhe profesionalizmit të rrallë.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e të punonin me të.

Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”.

Shuarja e mjekut Nezaj ka tronditur jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe gjithë komunitetin mjekësor, veçanërisht kolegët e tij në QSUT, ku për vite me radhë ai shërbeu me përkushtim të plotë ndaj fëmijëve të sëmurë./Euronews.al/

Artikulli paraprakReparti i Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Prizrenit me mbi 600 koronarografi
Artikulli i rradhës Migrena rrit rrezikun për sëmundjet inflamatore të zorrëve

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.