Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mosha dhe kondicioni i dobët fizik rrisin rrezikun nga ritmet e çrregullta të zemrës

Jetë 27/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i prezantuar në Kongresin e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë në Madrid tregon se mosha e madhe dhe niveli i ulët i kondicionit fizik janë faktorë të fuqishëm që lidhen me çrregullime të ritmit të zemrës (aritmi) dhe rrisin rrezikun kardiovaskular në të ardhmen.

Studimi përfshiu 1,151 persona të shëndetshëm midis 40 dhe 65 vjeç, të cilët nuk kishin simptoma të zemrës.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve të stresit fizik dhe monitorimit të vazhdueshëm të zemrës me Holter ECG, për të identifikuar ritme të parregullta si aritmitë atriale dhe ventrikulare, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet treguan se individët mbi 50 vjeç dhe ata me kondicion të dobët fizik kishin rrezik më të lartë për aritmi të shpeshta dhe komplekse, duke përfshirë tahikardi supraventrikulare (32%), fibrilacion atrial (4%) dhe tahikardi ventrikulare jo të qëndrueshme (6%).

Drejtori i studimit, Dr. Amit Moses, tha se rezultatet tregojnë rëndësinë e screening-ut të aritmisë për të rriturit mbi 50 vjeç, si dhe rolin mbrojtës të aktivitetit fizik në parandalimin e ritmeve të çrregullta të zemrës. Ai sugjeroi se ecja, vrapimi, çiklizmi dhe aktivitetet e tjera aerobike të rregullta mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut.

Studiuesit theksuan se aritmitë atriale dhe ventrikulare, edhe tek individë të shëndetshëm, nuk duhet të injorohen, pasi një barrë e lartë e rrahjeve të parakohshme mund të jetë tregues i hershëm i sëmundjeve të zemrës./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVdes një 58-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 4-të në hapësirën e ashensorit
Artikulli i rradhës Nga 1 shtatori, ndalohet përdorimi i përbërësit TPO në produktet për thonj në BE

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.