Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, Reparti i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka regjistruar rritje të numrit të lindjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë janë realizuar gjithsej 396 lindje, ndërsa numri i përgjithshëm i foshnjave të lindura ka arritur në 403, duke përfshirë edhe rastet e lindjeve binjake, përcjell Gazeta Shneta.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë këtij tremujori janë kryer 180 lindje me prerje cezariane (operacion).
Statistikat tregojnë për një trend në rritje të lindjeve, pasi në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 30 lindje më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025./Gazeta Shneta/




