Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli ëssë bashku me Granit Plavën është dënuar me burgim të përjetshëm ndërkaq Kushtrim Kokalla me 30 vite burg.
Prokuroria në seancën e kaluar ku u thanë fjalët përfundimtare ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar dhe në prani të fëmijëve.
Përveç dënimeve me burg, gjykata ka obliguar të akuzuarit që të bartin edhe shpenzimet procedurale. Konkretisht, secili prej tyre duhet të paguajë nga 500 euro per shpenzimet e Gjykates dhe për ekspertizat mjekoligjore, si dhe nga 50 euro për viktimat.




