Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për humbjen e shikimit

Jetë 05/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolesteroli i njohur si HDL, prej dekadash konsideruar si “kolesteroli i mirë” për shkak të rolit të tij në mbrojtjen e zemrës, mund të mos jetë gjithmonë aq i dobishëm sa mendohej. Një studim i ri ka zbuluar se nivelet e larta të HDL mund të rrisin rrezikun për glaukomë – një sëmundje të syrit që mund të çojë në humbje të shikimit.

Studiuesit nga Universiteti Sun Yat-sen në Kinën Jugore ndoqën për 14 vjet gati 7,000 pjesëmarrës britanikë të moshës 40-69 vjeç. Rezultatet treguan se ata me nivele më të larta të HDL kishin një rrezik 10% më të lartë për të zhvilluar glaukomë krahasuar me ata me nivelet më të ulëta të këtij lloji kolesteroli shkruan Dailymail transmeton GazetaShneta.

Në të kundërt, personat me nivele më të larta të kolesterolit LDL, i njohur si “kolesteroli i keq”, kishin një rrezik 8% më të ulët për glaukomë. Megjithatë, ky rrezik i lidhur me HDL u vu re vetëm tek individët mbi 55 vjeç.

Studiuesit, të cilët publikuan gjetjet në revistën British Journal of Ophthalmology, theksuan se këto rezultate mund të çojnë në një rishikim të strategjive për menaxhimin e kolesterolit te pacientët në rrezik për glaukomë.

Glaukoma, e njohur ndryshe si “hajduti i heshtur i shikimit”, zakonisht zhvillohet ngadalë dhe pa simptoma në fazat e hershme. Ajo shkaktohet nga rritja e presionit në sy, i cili dëmton nervin optik. Në fazat më të avancuara mund të shfaqet me dhimbje të syve, mjegullim të shikimit dhe ndonjëherë edhe të përziera ose të vjella.

Studimi kishte disa kufizime, përfshirë përdorimin e vetëm një mostre gjaku për secilin pjesëmarrës, çka mund të mos reflektojë nivelet tipike të lipideve. Megjithatë, këto gjetje ngrenë pyetje mbi lidhjen komplekse mes kolesterolit dhe shëndetit të syve, duke nënvizuar nevojën për kërkime të mëtejshme./GazetaShneta/

Artikulli paraprakAutoritetet shëndetësore në Rumani lëshojnë alarm ndërsa rastet e gripit rriten për tre javë rresht
Artikulli i rradhës Shmangia e larjes së dhëmbëve në darkë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.