Adelina Lahu tash e sa vite operon si instrumentare në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Shoqatës së Instrumentarëve të Kosovës.
Lahu tregon që puna e instrumentares është kyqe në një ekip kirurgjik. “Ajo fillon punën akoma pa shkuar të tjerët në sallën e operacionit pasi instrumentarja bën përgatitjen e materialit steril dhe materialit tjetër shpenzues që janë të nevojshme për operacion”.
Tutje instrumentarja Lahu flet se roli i saj në trajtimin e nje pacienti është shumë i rëndësishëm.
“Roli i instrumentares është shumë jetik përkundër se roli i saj mbetet nën hije, pasi është pjesë e një ekipi kirurgjik, pasi që kontakti me pacientin është i pamundur, pasi që instrumentarja si pjesë e ekipit kirugjik merret me përgatitjen e tavolinës dhe jo me përgatitjen e pacientit”, u shpreh ajo.
Instrumentarja Lahu, ka dhe disa kërkesa që duhet të plotësohen dhe t’i kushtohet më shumë rëndësi kësaj fushe të shëndetësisë.
Për më shumë ndiqni videon:




