Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjermanët po konsumojnë më pak alkool

Lajme 03/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janari iku dhe mbase ata që e respektuan muajin e parë të vitit esëll, mezi pritën datën 1 shkurt. Ose të tjerët po e mendojnë më mirë marrëdhënien e tyre me alkoolin edhe në muajt në vijim. Çuditërisht, një numër gjithnjë e më i madh njerëzish në Gjermani po shfaqin një qasje më të ndërgjegjshme ndaj konsumit të pijeve alkoolike.

Birra dhe vera kanë qenë për një kohë të gjatë pjesë e pandashme e kulturës në vendin e Oktoberfest (festa e birrës në Bavari).

Në Gjermani jo vetëm lejohet që të pish alkool në hapësirat publike por vendi lejon edhe adoleshentët e moshës 14-vjeçare që të konsumojnë alkool në praninë e prindërve. Gjermanët konsumojnë dyfish më shumë alkool se mesatarja botërore.

Në të gjithë vendin, baret, birraritë dhe restorantet mbeten vende të rëndësishme të ndërveprimit shoqëror, kontakt i cili ka në bazë alkoolin.

Birra mbetet pija e preferuar në mjedise të tilla. Gjermania prodhon mbi 5 mijë lloje në 1500 birrari, shumica prej tyre me një historik të gjatë.

Birra e pastër e murgjve

Në të shkuarën, në shekullin e parë pas Krishtit, historiani romak Tacitus e përshkroi popullin gjermanik si të apasionuar pas konsumit të birrës. Në mesjetë, murgjit gjermanikë filluan të prodhonin me zell birrë në manastiret e tyre, fillimisht për konsum vetjak dhe më vonë për shitje.

Në vitin 1516, “Ligji i Pastërtisë” (Purity Law) hyri në fuqi në Bavari me qëllimin për të kontrolluar cilësinë e birrës dhe për të garantuar përdorimin e vetëm tri përbërësve: ujë, elb dhe lulen e bimës “Humulus lupulus”. Ky është ligji më i

vjetër ushqimor që është ende në fuqi dhe shumë prej birrave vendase mburren ende me kalimin e provimit të pastërtisë.

Birraria e parë u hap në Mynih rreth 200 vjet më parë, aty ky sot organizohet një prej aktiviteteve më të mëdha të birrës në botë: Oktoberfest.

Bavaria, shteti jugor gjerman që organizon festivalin e përvitshëm të birrës, ushqimit dhe kulturës, prodhon më shumë se gjysmën e sasisë së të gjithë birrës vendase.

Traditë hyjnore e verës

“Birra është bërë nga njeriu, ndërsa vera nga Zoti” – pati thënë Martin Luther, njeriu që nxiti Reformimin Protestant në Gjermaninë e fillim-viteve 1500.

Për shekuj me radhë, gjermanët kanë prodhuar varietete të shumta të verës së kuqe dhe të bardhëme emra të vështira për t’u shqiptuar, si: Spätburgunder, Weissburgunder ose Müller-Thurgau. Varieteti më i zakonshëm mbetet gjithsesi Riesling. Varietetet e rrushit rriten kryesisht në kodrat e rajoneve jugperëndimore si: Rheinhessen, Pfalz, Baden dhe Mosel.

Versioni gjerman i shampanjës, Sekt, gjendet gjithashtu thuajse në të gjithë Gjermaninë. Marka më e famshme e prodhimit të sektit, Rotkäppchen, daton që prej vitit 1856.

Kompania u shtetëzua nga Gjermania Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Por me unifikimin e vendit, “Rotkäppchen” u privatizua dhe që atëherë prodhimi i saj njeh vetëm rritje, duke shitur qindra miliona shishe në vit.

Reklamë

Konsumi i alkoolit në rënie

Megjithatë birra dhe vera po pihen më pak në Gjermani.

Konsumi vetjak i birrës është pakësuar me thuajse çerekun e sasisë së dikurshme. Në vitin 2013 një person konsumonte mesatarisht 107 litra në vit, ndërsa në vitin 2023 rreth 88 litra.

Konsumi i verës shënoi gjithashtu rënie. Në vitin 2023 një person konsumoi mesatarisht një litër më pak verë se viti paraardhës.

Gjermanët e çdo grupmoshe duan t’i shmangin kaloritë dhe sëmundjet që kanë si burim alkoolin. Shitja e birrës pa alkool është dyfishuar në 10 vitet e fundit.

Birra dhe vera mund të jenë pjesë e identitetit kulturor të Gjermanisë, megjithatë 1.6 milionë vetë janë të varur ndaj alkoolit dhe ky problem nuk duhet nënvlerësuar.

 

Artikulli paraprakRoli i instrumentares në sallën e operimit, sfidat dhe vlerësimi i profesionit – Flet Adelina Lahu, instrumentare në QKUK
Artikulli i rradhës Rritet numri i fëmijëve me gurë në veshka, ekspertët fajësojnë ushqimet

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.