Një test i ri i gjakut dhe dy barna të reja po ndryshojnë trajtimin e Alzheimerit, duke ofruar shpresë për pacientët dhe familjet e tyre.
Sipas Dr. Ausim Azizi nga Yale New Haven Health, testi Lumipulse G, i miratuar në maj, konfirmon sëmundjen me 98% saktësi dhe shmang procedurat e shtrenjta si analiza e lëngut kurrizor apo PET-skani.
Barna si Leqembi dhe Kisunla ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes duke pastruar pllakën amiloide në tru. “Nuk e shërojnë, por pacientët ndihen më mirë dhe ruajnë funksionet më gjatë,” tha Azizi.
Diagnoza e hershme është çelës, ndërsa një stil i shëndetshëm jetese ndihmon në parandalim dhe menaxhim më të mirë të sëmundjes./Gazeta Shneta/


