Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikojnë arrat dhe bajamet për tensionin dhe organizmin, ja çfarë duhet të dini

Jetë 06/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Arrorët janë të pasur me yndyra polio-të-pangopura shumë të shëndetshme për zemrën

Arrorët janë të pasur me yndyra polio-të-pangopura shumë të shëndetshme për zemrën. Ato janë të pasura me fibër, proteinë, vitamina, minerale si kaliumi dhe magnezi.

Roli i tyre kundër mbipeshës, për shëndetin e zemrës dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme është i pakundërshtueshëm.

Megjithatë, secili prej arrorëve kryesorë që njerëzit konsumojnë rregullisht, ka një pikë të fortë të cilat do t’i zbuloni në artikullin e mëposhtëm.

Mbipesha

Nëse jeni të shqetësuar për peshën, atëherë bajamet janë zgjidhja e duhur. Kombinimi i proteinës, fibrës dhe yndyrës është një treshe fituese që të ngop për shumë kohë. Sugjerohet që bajamet t’i shtoni në drithërat e mëngjesit, në kos ose në sallatën e drekës.

Shtim në peshë

Jeni në kërkim të një mënyre të shëndetshme për të shtuar në peshë, atëherë zgjidhni arrat. Këto arra kanë më shumë kalori nga të gjithë të tjerat. Kaloritë vijnë nga yndyrat mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme.

Energji

Shqemet (Casius) kanë më shumë karbohidrate dhe hekur se çdo arror tjetër. Ato janë një burim i shkëlqyer i proteinës dhe zinkut, thelbësorë për rritjen e qelizave dhe riparimin e tyre.

Tensioni i gjakut

Kalçiumi, kaliumi dhe magnezi luajnë një rol kryesor në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. Arrat e vendit, fistikët dhe arrat braziliane përmbajnë shumë prej ushqyesve të shëndetshëm të përmendur më lart.

Ato mund t’i përdorni në sallata frutash të ndryshme.

Shtatzënia

Një grusht me arrorë, ju jep një sasi të shkëlqyer kalorish dhe ushqyesish për fetusin. Lajthitë janë arrorët më të pasur me folat, i cili është i dobishëm për një shtatzëni të suksesshme. Lajthitë janë gjithashtu të pasura me hekur dhe zink.

Plakja e shëndetshme

Studimet e vazhdueshme mbi acidet yndyrore omega-3 dhe rolin e tyre në shëndetin e trurit dhe zemrës, konfirmojnë se nuk duhet të hiqni dorë nga arrorët.

Arrat veçanërisht janë të pasura me yndyra polio-të-pangopura. Ato kombinohen shumë mirë me drithëra, gjalpin, mishin, peshkun, orizin dhe perimet.

Mjafton një sasi e vogël arrorësh që të merrni një thesar të mirëfilltë vlerash. /AgroWeb.org/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Një burrë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.