Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Pejës: Shërbimet në Repartin e Pulmologjisë nuk janë ndërprerë, pacientët trajtohen rregullisht

Lajme 05/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar se Reparti i Pulmologjisë vazhdon të funksionojë normalisht dhe nuk ka ndërprerë shërbimet për qytetarët.

“Nuk është e vërtetë se Reparti i Mushkërive është mbyllur. Pacientët vazhdojnë të marrin trajtimin e nevojshëm,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga institucioni.

Sipas njoftimit, aktualisht në repart janë të punësuar dy mjekë pulmologë, njëra prej tyre në pushim mjekësor dhe tjetra në pushim vjetor, transmeton Gazeta Shneta.

Gjatë kësaj kohe, pacientët që kanë nevojë për trajtim trajtohen nga mjekët internistë, ndërsa rastet më të komplikuara referohen në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, Prishtinë.

“Aktualisht në repart kemi të punësuar dy mjekë pulmologë. Njëra prej tyre është në pushim mjekësor, ndërsa tjetra në pushim vjetor të rregullt. Gjatë kësaj kohe:

Pacientët që kanë nevojë për trajtim pulmologjik trajtohen nga mjekët e repartit internistik;

Rastet më të komplikuara referohen dhe transferohen në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, Prishtinë;

Shërbimet laboratorike dhe terapitë medikamentoze vazhdojnë të ofrohen rregullisht për pacientët.”- thuhet në reagimin e këtij institucioni.

Reagimi i plotë:

D E K L A R A T Ë P Ë R M E D I A
Lidhur me shkrimet për mbylljen e Repartit të Pulmologjisë!
Në lidhje me disa tituj të publikuar në media, ku pretendohet se “Spitali i Mushkërive në Pejë i themeluar nga viti 1950 ka ndërprerë shërbimet”, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se kjo nuk është e vërtetë.
Reparti i Mushkërive në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nuk është mbyllur dhe nuk ka ndërprerë shërbimet. Ne edhe dje në përgjigjen tonë për një medium nacional kemi dhënë qëndrimin tonë publik, ku qartë kemi thënë se pacientët vazhdojnë të marrin trajtimin e nevojshëm, për çfarë në brendësi të tekstit jemi cituar drejtë, por vendosja e titujve ka qenë jo korrekte dhe jo e saktë me deklarimin tonë dhe realitetin .
Për më tepër, theksojmë se institucioni i quajtur “Spitali i Mushkërive” nuk funksionon si spital i veçantë që disa dekada më parë, pasi ka kaluar në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm dhe ka vazhduar të funksionojë si Repart i Pulmologjisë.
Aktualisht në repart kemi të punësuar dy mjekë pulmologë. Njëra prej tyre është në pushim mjekësor, ndërsa tjetra në pushim vjetor të rregullt. Gjatë kësaj kohe:
• Pacientët që kanë nevojë për trajtim pulmologjik trajtohen nga mjekët e repartit internistik;
• Rastet më të komplikuara referohen dhe transferohen në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, Prishtinë;
• Shërbimet laboratorike dhe terapitë medikamentoze vazhdojnë të ofrohen rregullisht për pacientët.
Pra, shërbimet për qytetarët nuk janë ndërprerë dhe të gjithë pacientët garantohet që marrin trajtim të vazhdueshëm dhe të sigurt.
I lusim mediat që raportimet të jenë sa më të sakta dhe të balancuara, në mënyrë që qytetarët të marrin informacionin e drejtë dhe të plotë për shërbimet tona.
Artikulli paraprakJoe Biden i nënshtrohet një operacioni për kancerin e lëkurës
Artikulli i rradhës Studimi i NASA-s: Udhëtimi në hapësirë mund të përshpejtojë procesin e plakjes

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.