Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi i NASA-s: Udhëtimi në hapësirë mund të përshpejtojë procesin e plakjes

Jetë 05/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i mbështetur nga NASA ka zbuluar se qëndrimi në hapësirë mund të përshpejtojë plakjen biologjike, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e qelizave të gjakut.

Hulumtimi, i publikuar në revistën Cell Stem Cell, tregoi se qelizat staminale të gjakut që u dërguan në katër misione hapësinore me SpaceX humbën aftësinë për të prodhuar qeliza të shëndetshme dhe shfaqën shenja dëmtimi gjenetik, si telomerë më të shkurtër dhe dëmtim të ADN-së, shkruan Euronews përcjell Gazeta Shneta.

“Qëndrimi në hapësirë është testi më ekstrem për trupin e njeriut,” u shpreh Dr. Catriona Jamieson, drejtoreshë e Sanford Stem Cell Institute në Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Ajo theksoi se faktorë si mikrograviteti dhe rrezatimi kozmik janë arsye kryesore që përshpejtojnë erozionin molekular.

Ekipi përdori teknologji të avancuara të inteligjencës artificiale për të monitoruar në kohë reale ndryshimet në këto qeliza, të cilat qëndruan në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) nga 32 deri në 45 ditë. Interesant është fakti se pas kthimit në Tokë, një pjesë e dëmtimeve filluan të rikuperoheshin, duke treguar se mjedisi tokësor ofron kushte rigjenerimi.

Studiuesit theksuan se këto gjetje janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit të astronautëve gjatë misioneve afatgjata, si dhe për zhvillimin e masave mbrojtëse ndaj sëmundjeve të lidhura me plakjen edhe në Tokë.

“Ky kuptim na ndihmon jo vetëm të mbrojmë astronautët në misionet e ardhshme, por edhe të modelojmë më mirë procesin e plakjes dhe sëmundjet si kanceri në jetën e përditshme,” tha Jamieson.

Ky studim vjen në një kohë kur udhëtimet komerciale në hapësirë po hyjnë në një fazë të re, duke shtuar nevojën për kërkime të thelluara mbi ndikimet afatgjata të hapësirës në shëndetin e njeriut./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSpitali i Pejës: Shërbimet në Repartin e Pulmologjisë nuk janë ndërprerë, pacientët trajtohen rregullisht
Artikulli i rradhës 50 raste të dhunës në familje të regjistruara brenda një jave në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.