Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Diagnostikimi i diabetit mund të bëhet thjesht me një frymëmarrje

Jetë 22/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip studiuesish në Universitetin Penn State ka zhvilluar një sensor inovativ, i cili mund të diagnostikojë diabetin dhe para-diabetin brenda pak minutash, vetëm përmes një mostre të frymës.

Rezultatet e studimit u publikuan në Chemical Engineering Journal.

Aktualisht, një në pesë të rritur me diabet në SHBA nuk e di që e ka këtë gjendje, ndërsa diagnostikimi shpesh kërkon analiza laboratorike dhe vizita të kushtueshme.

Sensori i ri i udhëhequr nga profesori Huanyu “Larry” Cheng, funksionon duke zbuluar nivelet e acetonit në frymë – një nënprodukt i djegies së yndyrave.

Nivelet mbi 1.8 pjesë për milion tregojnë prani të diabetit, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

“Ndryshe nga metodat që kërkojnë gjak ose djersë, ky sensor ka nevojë vetëm për një frymëmarrje në një qese dhe pas disa minutash jep rezultatin,” shpjegon Cheng.

Për ta bërë këtë të mundur, ekipi përdori një material të quajtur grafen i induktuar nga lazeri, i kombinuar me oksid zinku, që rrit ndjeshmërinë dhe selektivitetin e sensorit ndaj acetonit, duke shmangur ndërhyrjen e molekulave të tjera si uji, që është i pranishëm në frymëmarrje.

Aktualisht, pajisja funksionon vetëm kur përdoret një qese për të shmangur faktorët mjedisorë, por studiuesit po punojnë që ajo të integrohet në maska ose të vendoset direkt nën hundë për përdorim më praktik.

Sipas Cheng, ky sensor jo vetëm që mund të thjeshtojë diagnostikimin e diabetit, por në të ardhmen mund të ndihmojë edhe në monitorimin e ndikimit të dietës dhe ushtrimeve fizike në shëndetin e individit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFDA miraton pajisjen e parë për matjen e glukozës pa recetë, të dedikuar për menaxhimin e peshës
Artikulli i rradhës Plagosja në Prishtinë, QKUK: Viktimat kanë lëndime të rënda

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.