Një studim i madh ka gjetur se mbipesha rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e demencës vaskulare, një formë e zakonshme e sëmundjes që ndikon në qarkullimin e gjakut në tru.
Sipas hulumtimit, i cili analizoi të dhëna nga më shumë se 500,000 pjesëmarrës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkë, një indeks më i lartë i masës trupore (BMI) lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rrezikut për këtë lloj demencie.
Studimi përdori metodën e “randomizimit Mendelian” për të krahasuar njerëzit me predispozitë gjenetike për BMI më të lartë me ata që nuk e kanë këtë predispozitë.
Hulumtuesit zbuluan se presioni i lartë i gjakut shpjegon pjesërisht ndikimin e mbipeshës në zhvillimin e dementisë vaskulare.
Sipas autorëve të studimit, kontrolli i peshës dhe i presionit të gjakut mund të jenë hapa të rëndësishëm për uljen e rrezikut të demencës më vonë në jetë.
Demenca vaskulare është forma e dytë më e zakonshme e demencës pas sëmundjes së Alzheimerit dhe çdo vit regjistrohen afro 10 milion raste të reja në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë./Gazeta Shneta/


