Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Ushqimet ultra të përpunuara duhet të rregullohen si duhani

Jetë 05/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushqimet ultra të përpunuara, si pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe fast food-i, janë të dizajnuara për të nxitur konsum të tepruar dhe varësi, njësoj si duhani, thuhet në një studim të ri shkencor.

Studimi është realizuar nga studiues të universiteteve Harvard, Duke dhe Michigan dhe është publikuar në revistën Milbank Quarterly.

Autorët kërkojnë që këto produkte t’i nënshtrohen rregullave të ngjashme me ato të duhanit, përfshirë taksa, kufizime reklamimi dhe etiketim paralajmërues, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studiuesve, ushqimet ultra të përpunuara nuk janë thjesht ushqime me pak vlera ushqyese, por produkte të inxhinieruara industrialisht për të rritur dëshirën, konsumimin e shpejtë dhe përdorimin e përsëritur.

“Disa ushqime ultra të përpunuara e kanë kaluar kufirin,” ka thënë Ashley Gearhardt, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Michiganit dhe njëra nga autoret e studimit.

Ajo thekson se produkte si pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe ushqimi i shpejtë janë ndërtuar më shumë si cigaret sesa si ushqim i vërtetë, duke synuar krijimin e varësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se dietat e pasura me ushqime ultra të përpunuara lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës, kancer, diabet dhe obezitet.

Në këtë kategori përfshihen ushqimet e gatshme nga supermarketet, pica të ngrira, drithëra të ëmbëlsuara, biskota, salsiçe, akullore, nuggets pule dhe petë të çastit.

Studimi thekson se, ashtu si duhani, edhe këto produkte fillojnë nga lëndë natyrore, por më pas ripërpunohen për të rritur fitimin dhe konsumimin masiv, duke zhvendosur përgjegjësinë nga individi te industria.

Autorët propozojnë masa konkrete, përfshirë taksa për ushqimet ultra të përpunuara, ndalim të reklamimit për fëmijët dhe etiketa të qarta paralajmëruese, pasi pretendime si “low fat” apo “high protein” shpesh i paraqesin këto produkte si më të shëndetshme sesa janë në të vërtetë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Rritje alarmante e rasteve me fruth në SHBA

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.