Prej kohësh, problemet me kujtesën janë parë si shenjë kryesore e dementies, por një ekip kërkuesish nga Britania dhe Çekia po sfidon këtë qasje tradicionale.
Sipas tyre, ndryshimet në shqisat – si shikimi, dëgjimi, nuhatja, shija dhe ndjeshmëria ndaj prekjes – mund të jenë po aq të rëndësishme në identifikimin dhe trajtimin e demenencën.
Në librin e tyre “A New Approach to Dementia”, profesorët Andrea Tales, Emma Richards dhe Jan Kremláček theksojnë se shumë persona me demenca përjetojnë ndryshime shqisore vite para se të marrin një diagnozë, por këto simptoma shpesh injorohen gjatë vlerësimeve standarde që fokusohen kryesisht te kujtesa.
Këto ndryshime mund të përfshijnë vështirësi në përpunimin e zërit në ambiente me zhurmë, ndjeshmëri ndaj dritës ose prekjes, humbje të shijes apo nuhatjes – të gjitha këto ndikojnë ndjeshëm në jetën e përditshme të pacientëve.
Sipas studiuesve, përfshirja e vlerësimeve shqisore dhe perceptuese në diagnozë dhe kujdes do të mundësonte një qasje më të personalizuar dhe ndihmë më të hershme për pacientët.
Kërkuesit kërkojnë që profesionistët shëndetësorë të trajnohen për të njohur simptomat jo-memoruese të dementies dhe të hartojnë mjedise më të përshtatshme për pacientët me ndryshime shqisore.
Kjo qasje më gjithëpërfshirëse synon të rrisë cilësinë e jetës dhe të ndihmojë në ruajtjen e pavarësisë së personave që jetojnë me demencë./Gazeta Shneta/


