Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbulohet një formë e re e diabetit që prek të rinjtë e dobët, lidhet me kequshqyerjen

Jetë 30/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një formë e re dhe e rrezikshme e diabetit është zbuluar nga ekspertët amerikanë, duke hapur një kapitull të ri në trajtimin e kësaj sëmundjeje.

I quajtur diabeti i tipit 5, ai prek kryesisht të rinj dhe adoleshentë të dobët, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta, dhe shkaktohet nga kequshqyerja.

Studimi është kryer nga Albert Einstein College of Medicine në New York, nën drejtimin e profesoreshës Meredith Hawkins, dhe u prezantua në Kongresin Botëror të Diabetit në Tajlandë.

Sipas saj, të rinjtë me predispozitë gjenetike që vuajnë nga mungesa e ushqimit humbasin aftësinë për të prodhuar insulinë, por trupi i tyre nuk reagon ndaj trajtimit tradicional me insulinë, që në disa raste përkeqëson gjendjen.

“Mjekët në shumë vende po hasin pacientë të rinj, shumë të dobët, që nuk përmirësohen me insulinë. Ky është një lloj diabeti krejt i ndryshëm nga ato që njohim deri tani,” tha Hawkins.

Diabeti i tipit 5 është përmendur për herë të parë në vitin 1955 në Jamaikë dhe më pas nga OBSH në vitin 1985 si “diabet i lidhur me kequshqyerjen”.

Por për shkak të mungesës së provave, ai nuk është trajtuar seriozisht për dekada. Zbulimi i fundit i jep rëndësi të re kësaj forme të sëmundjes dhe shton thirrjet për më shumë kërkime dhe ndihmë për vendet në zhvillim.

Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë në Maqedoni me thirrje: Vaksinohuni, vaksinat janë të sigurta dhe cilësore
Artikulli i rradhës Stresi nga nxehtësia, punonjësit shqiptarë më të cenuarit në rajon

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.