Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

2 Prilli – Dita për ndërgjegjësimin ndaj autizmit shënohet edhe në vendin tonë

Lajme 02/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

2 prilli shënoi Ditën Botërore të Autizmit edhe në vendin tonë. Organizata të ndryshme joqeveritare ngritën zërin e tyre edhe këtë ditë, për të kërkuar mbështetje nga shteti për të ofruar një hapësirë të barabartë edhe për personat me autizëm.

Miratimi i Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, si dhe Ligjit për Gjithëpërfshirje ishin dy nga kërkesat që Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK) kërkoi të punohen nga shteti ynë, aty ku në vizitë ishte edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Mes tjerash, gjatë kësaj vizite, u diskutuan edhe për modele të ndryshme rreth integrimit të personave me autizëm edhe në tregun e punës – aty ku ata mund të shprehin talentet me të cilat rrethohen por edhe njëkohësisht aftësitë e tyre për të thyer barrierat në shoqëri.

Në një postim në faqen e tij zyrtare, Kurti është shprehur se aty ku nevojat janë më të mëdha duhet ofruar edhe ndihmë.

“Ne jemi zotuar që t’i përmbushim obligimet që i kemi detyrë e përgjegjësi. Aty ku nevojat janë më të mëdha, aty duhen edhe ndihma, edhe kontributi.”, ka thënë ai.

Në të gjithë botën, data 2 Prill shënon ditën për vetëdijësim ndaj autizmit.

Autizmi nuk është një sëmundje; ai është një çrregull neurozhvillomor që prek fushën e komunikimit e aftësitë sociale tek individi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 100 raste aktive me Covid në vendin tonë
Artikulli i rradhës Pse është e rëndësishme disiplina në edukimin e fëmijëve?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.