Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse është e rëndësishme disiplina në edukimin e fëmijëve?

Psikologji 02/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan Lira Gjika, pediatre.

Pse është e rëndësishme të veprohet nëpërmjet rregullit (disiplinës) në edukimin e fëmijëve?

Ajo që shumë prindër nuk mund të kuptojnë është se sa e dëmshme mund të jetë për një fëmijë mungesa e vënies së kufinjve. Pa rregullin (disiplinën), fëmijët do të jenë të mangët në aftësitë e rëndësishme jetësore. Ja çfarë kanë konstatuar specialistët:

  1. Fëmijëve do iu mungojë vetëkontrolli.
  2. Ata nuk do të respektojnë prindërit ose figura të tjera që lidhen me autoritetin.
  3. Ata nuk do të dinë se cila është sjellja e duhur.
  4. Ata do të jenë imponues,egoistë dhe në përgjithsi një shoqëri e pakëndshmë për të tjerët.
  5. Ata nuk do te kenë aftësi sociale, të cilat janë të rëndësishme për të bërë shokë të rinj të tilla si: empatia (krijimi I ndërveprimit me të tjerët),durimi, dhe të diturit sesi të ndajmë me të tjerët.
  6. Ata do të jenë të nxitur më shumë drejt sjelljeve negative, të cilat janë të dëmshme dhe potencialisht të rrezikshme për ata vetë dhe për të tjerët.
  7. Ata do të jenë të palumtur.

Tipare të fëmijëve që janë rritur nëpërmjet rregullit,pra disiplinës.

Nga ana tjeter,fëmijët të cilët janë rritur në mënyrë të prerë por njëkohësisht me përkujdesjen dhe butësinë e duhur, kanë këto tipare, si më poshtme:

1.Kanë më shumë vetë-kontroll dhe janë më shumë zot të vetes së tyre.

2.Janë më të përgjegjshëm dhe e shijojnë “të qenurit të mirë” dhe të ndihmuarit e të tjerëve në shtëpi,në shkollë dhe të botës në përgjithsi.

3.Ata kanë më shumë vetë-besim.Ata e dinë që mendimet dhe ndjenjat e tyre do të dëgjohen dhe që prindërit e tyre i duan edhe kur ata bëjnë gabime.

4.Ata e dinë që janë përgjegjës për gabimet ose sjelljen jo të mirë të tyre dhe janë më të predispozuar për të bërë zgjedhje të mira sepse ata vërtet e dëshirojnë një gjë të tillë,jo sepse i frikësohen ndëshkimit.

5.Ata janë të këndshëm dhe është kënaqësi të rrish me ta. Ata e kanë më të lehtë për të bërë shokë të rinj. (përkthim)

Artikulli paraprak2 Prilli – Dita për ndërgjegjësimin ndaj autizmit shënohet edhe në vendin tonë
Artikulli i rradhës Sërish mungesë e penjve kirurgjik në QKUK dhe spitale rajonale, s’ka as gjilpëra spinale

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.