Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

2-vjeçarja digjet me cigare në trup, përfundon në spital pas infektimit të plagëve, nënës i hiqet kujdestaria

Lajme 17/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një tjetër e mitur e dhunuar në spital. Vetëm dy vjeçe është dërguar në spital me shenja të djegie në trup, që dyshohet se ia ka shkaktuar vëllai po ashtu në moshë të vogël. Mjekët shprehen se gjendja tashmë është stabël, ndërsa për shkak të skamjes ku jetonte fëmija tashmë është marrë nën kujdesin e shtetit.

Paraqitja e një 2-vjeçareje në urgjencën e QSUT me shenja plage në trup vuri në alarm mjekët. E mitura A. R. u dërgua në spital nga vetë prindërit, ndërsa u vendos në trajtim të veçantë nga bluzat e bardha dy javë më parë.

Dyshimet e para ishin se ndaj bebes A.R. mund të ishte shkaktuar dhunë duke e djegur në zona të ndryshme të trupit, pas verifikimeve të para ka rezultuar se ka qenë vëllai i vogël që e kishte djegur me cigare ndërsa është përjashtuar çdo mundësi e abuzimit seksual.

për shkak se plagët e shkaktuar nuk ishin kuruar me kohë  dhe me medikamentet e duhura ato kanë kaluar në sëmundje të lëkurës duke rënduar shëndetin e 2 vjeçares.

Megjithatë burimet nga grupi i punës theksojnë se nuk duhet nxituar në konkluzione përfundimtare pa dalë rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore.

Gjendja e së miturës tashmë është në gjendje të stabilizuar dhe vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Pas raportimeve të bluzave të bardha, policia ka kryer verifikime në zonën ku jetonte fëmija që përkiste komunitetit rom ku rezultoi se së bashku me prindërit jetonte në gjendje skamje në zonën e Tufinës.

Burimet shtojnë se kanë nisur edhe procedurat për heqjen e së drejtës së prindërimit, çka bën që shteti ti marrë në kujdestari. Gjithsesi hetimet do të përfundojnë vetëm pasi mjekësia ligjore të japë konkluzionin përfundimtar për rastin./Zhurnal/

 

Artikulli paraprakPodujeva në pritje të spitalit tash e shtatë vjet
Artikulli i rradhës Studim: Bakteret e zorrëve mbrojnë nga sëmundjet e diarresë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.