Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

20 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apel për vaksinim të fëmijëve

Lajme 26/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 25 maj 2026 janë konfirmuar gjithsej 20 raste me fruth në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara nga IKShPK, vetëm gjatë javës së kaluar janë raportuar edhe dy raste të reja të kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Komuna me numrin më të madh të rasteve është Ferizaj me shtatë raste, pasuar nga Prishtina dhe Kaçaniku me nga katër raste. Nga një rast është regjistruar edhe në Lipjani, Fushë Kosova, Gjilani, Shtimja dhe Obiliqi.

IKShPK ka bërë të ditur se të gjitha rastet e konfirmuara janë persona të pavaksinuar me vaksinën MMR dhe se kanë kërkuar trajtim spitalor.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast të simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë dhe rrufë, të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

Duke pasur parasysh natyrën shumë ngjitëse të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së mëtejshme, IKShPK ka apeluar te prindërit që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të realizojnë vaksinimin në qendrat e mjekësisë familjare.

Sipas institutit, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakE martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C
Artikulli i rradhës QMF-të me psikologë, fizioterapeutë, logopedë e punonjës socialë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.