216 pacientë janë duke u hospitalizuar në ShSKUK nga Covid-19.
Kështu është bërë e ditur nga vet ShSKUK në një njoftim, shkruan Gazeta Shneta.
“Nga raportimet e klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme të datës një shkurt 2022 rezulton se të shtrirë nga Covid-19 janë 216 pacientë”, thuhet në njoftim.
215 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe një pacientë post-COVID.
Tutje sipas tyre 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Kurse në total të hospitalizuar në Klinikën Infektve janë 88 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 88 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 21 pacientë
Spitali i Gjakovës, 19 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 19 pacientë
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë./Gazeta Shneta/