Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 2,120 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 23 raste pozitive me Covid-19.
Fatmirësisht, brenda 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.380”, thuhet në njoftimin e fundit.
Komunat që regjistruan 23 raste pozitive me Covid-19 janë: Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5 raste, Pejë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime./GazetaShneta/