Fillimi i javës pritet të jetë me mot të freskët, reshje shiu dhe bubullimë.Kurse, pjesa e dytë e javës pritet të ketë rritje të temperaturave dhe moti të jetë më i qëndrueshëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6C e 9C, ndërsa maskimalet nga 16C në fillim të javës e deri në 23C ditën e premte shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“31.05 – Freskët, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu dhe bubullima. Në mbrëmje vende-vende me riga shiu.
1.06 – Mbetet freskët, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Në mbrëmje kthjellime.
2.06 – Pas mëngjesit të freskët, ditën me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.
3.06 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë.
4.06 – Kryesisht me diell e ngrohtë.”, thuhet në njoftimin e fundit./GazetaShneta/