Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 245 raste të reja, 133 të shëruar dhe 13 viktima.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 8,799, me gjithsej 249 vdekje dhe 4,863 të shëruar shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, Prishtina vazhdon të jetë e para nga komunat me më shumë raste pozitive, ku vetëm në rezultatet e fundit janë regjistruar 71 raste.
Aktualisht, në Kosovë janë 3,687 raste aktive./GazetaShneta/