Spitali i Përgjithshëm i Pejës, këtë të mërkurë, ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e problemit të largimit të mbeturinave, duke paralajmëruar se situata mund të ndikojë në funksionimin normal të institucionit dhe të rrezikojë shëndetin publik.
Sipas njoftimit të spitalit, si institucion që ofron shërbime shëndetësore 24 orë në ditë, çdo ditë gjenerohen sasi të konsiderueshme mbeturinash, të cilat nuk mund të qëndrojnë për periudha të gjata brenda hapësirave të spitalit.
Ata theksojnë se grumbullimi i tyre mund të cenojë kushtet higjieno-sanitare dhe të rrisë rrezikun e përhapjes së infeksioneve, duke prekur pacientët, stafin shëndetësor dhe qytetarët që marrin shërbime në këtë institucion, transmeton Gazeta Shneta.
Në reagim thuhet gjithashtu se Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka përmbushur me rregull të gjitha obligimet kontraktuale dhe financiare ndaj kompanisë që merret me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave. Për këtë arsye, drejtuesit e spitalit vlerësojnë se situata nuk ka ardhur si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të institucionit, por kërkon koordinim dhe zgjidhje të shpejtë nga autoritetet përgjegjëse.
Njoftimi i plotë:




