Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

25% e njerëzve besojnë në teoritë e pabarabarta të konspiracionit rreth Covid-19

Jetë 20/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
23 March 2020, Bavaria, Munich: Medical personnel demonstrate the collection of a nasal swab in a new test station in front of the Tropical Institute for people suspected of having Covid-19. Only medical personnel and specific professional groups such as the police or fire brigade will be tested at the new test station. Photo: Sven Hoppe/dpa (Photo by Sven Hoppe/picture alliance via Getty Images)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Teoritë e keqinformimit dhe konspiracionit në lidhje me Covid-19, vazhdojnë të lulëzojnë ende në kohë të pandemisë.

Një sondazh i fundit në internet me rreth 2,500 njerëz zbuloi se 25 përqind ose treguan një model të qëndrueshëm ose “nivele shumë të larta” të “mendimit të konspiracionit” për koronavirusin e ri shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.

Ekspertët mjekësor i nxisin njerëzit të dëgjojnë individë të besueshëm mjekësorë të cilët flasin nga njohuritë dhe përvoja, në vend që të ndjekin ide dhe terapi të paprovuara të shfaqura rishtazi nëpër mediat sociale dhe madje edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Profesionistët e ditur sugjerojnë ndërhyrje të thjeshta për të mbajtur veten dhe të tjerët të sigurt nga Covid-19 duke filluar nga: Marrja e një maske dhe pastrimi i duarëve.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, kohët e fundit e quajti koronavirusin e ri “makthi i tij më i keq” sepse është shumë ngjitës dhe mund të bëjë që shumë njerëz të sëmuren apo edhe të vdesin.

Ndërsa, disa njerëz mund të mos e besojnë këtë, sepse ka pasur përpjekje të konsiderueshme për të minimizuar paralajmërimet e Dr. Fauci, përfshirë edhe vet presidentin – duke argumentuar se Covid-19 është thjesht një grip i ri.

Në ndërkohë, kemi dhe persona që zgjedhin të mbushin boshllëkun me idetë e tyre, ku shumë prej kësaj vlerësohen të jenë të gabuara.

“Besimet e konspiracionit lidhen me forma të tjera mosbesimi dhe shoqërohen me më pak pajtueshmëri me udhëzimet e qeverisë dhe mosgatishmëri më të madhe për të marrë teste dhe trajtim në të ardhmen“.

Por kjo do të ndodhë kur përzieni pasigurinë, frikën, dëshpërimin ekonomik, një garë të diskutueshme presidenciale, truqet e mediave sociale, përfshirë fushatat e keqinformimit nga qeveritë e huaja si Rusia që kërkon të mbjell konfuzion.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Informacioni i keq madje vjen nga zyrtarë të lartë si Presidenti Trump, i cili tha me zë të lartë gjatë një konferencë në lidhje me koronavirus gjatë muajit prill në lidhje me potencialin e përdorimit të dezinfektuesit brenda trupit për të vrarë virusin.

Kjo i bëri kompanitë si Clorox dhe Lysol (dezinfektuesëve) të rikujtojnë tek njerëzit që të mos marrin produktet e tyre assesi në këtë formë.

Poashtu, Presidenti Trump gjithashtu udhëzoi njerëzit të marrin hidroksiklorokinë sepse u nis nga shprehja: “Çfarë keni për të humbur?”

Por së shpejti revistat mjekësore si The Lancet dhe New England Journal of Medicine tërhoqën studimet mbi ilaçin sepse mbështetej në të dhëna të gabuara.

Këto janë vetëm një pjesë e vogël e disa prej miteve më të zakonshëm që rrethojnë Covid-19 që dalin nga Shtëpia e Bardhë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFoshnjat duhet të pinë qumësht dhe ujë në pesë vitet e para, studim
Artikulli i rradhës Prezenca e antitrupave kundër SARS-CoV-2 dhe testet e bazuara në identifikimin e tyre

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.