Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

25 raste të fruthit në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

Lajme 01/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 1 qershor 2026 janë konfirmuar gjithsej 25 raste të fruthit në vend, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar pesë raste të reja.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me tetë raste, pasuar nga Prishtina me gjashtë raste dhe Kaçaniku me pesë raste, transmeton Gazeta Shneta.

Nga një rast është raportuar në Deçan, Fushë Kosovë, Gjilan, Lipjan, Obiliq dhe Shtime.

IKShPK ka bërë thirrje që çdo person që shfaq simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë të lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë dhe rrufë, të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore në institucionet më të afërta shëndetësore.

Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore
Artikulli i rradhës Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e pasdites

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.