Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se moti gjatë së martës do të jetë kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të shoqëruara me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona.
Sipas IHMK-së, era do të fryjë nga jugperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 metra në sekondë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. /Gazeta Shneta/



