Nga 311 testime të kryera janë konfirmuar 25 raste pozitive me Covid.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 67 qytetarë, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Së fundmi, 24 qytetarë janë vaksinuar nga Covid, kurse numri i personave të vaksinuar me dozën e katërt ka arritur në 1,749.
Akualisht, në vendin tonë janë 307 raste aktive me Covid. /Gazeta Shneta/