Mot i ndryshueshëm pritet të përcjellet edhe në fundjavë. Një rënie e temperaturave do të ketë të dielen, kurse java e ardhshme do të jetë stabile.
Temperaturat minimale për këtë fundjavë do të zbresin deri në 14C, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 27C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“10.09 – Shumë ngrohtë, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
11.09 – Fillimisht me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/