Një nënë lindi binjakë, gjersa gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kishte 26 lindje.
Kështu është bërë e ditur nga raporti i ShSKUK-së, tutje sipas tyre tetë lindje nga 26 janë të kryera me operacion.
“15 foshnje i takojnë gjinisë femërore, kurse12 të tjera i përkasin gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftim.
Në saje të raportit të punës, 9 shtatzëna janë bërë nëna për herë të parë./Gazeta Shneta