Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH nuk e ka furnizuar QKMF-në e Prishtinës me barna Metformin dhe Omoprazol

Lajme 08/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Barnatorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë u furnizua dje me barna, por pacientët me diabet dhe sëmundje të lukthit këtë muaj e kanë të pamundur të marrin dy medikamente esenciale. 

E kjo pasi në barnatoren e QKMF-së ka mungesë të tyre pasi nuk janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Fatos Aliu, përgjegjës në barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka thënë se janë furnizuar me disa lloje të produkteve nga Ministria e Shëndetësisë, por që ka shumë mungesa të barnave për sëmundje kronike.

“Mungesa kemi, janë disa lloje të barnave për sëmundjet kronikë që përdorën. Furnizimi është bërë dje nga Ministria e Shëndetësisë, furnizim prej listës esenciale. Kemi mungesë, nuk jemi furnizuar me llojin e barnave për diabet, “Metformin” si dhe me “Omoprazol”, këto për të cilat zakonishtë vijnë pacientat e rregulltë që e kërkojnë furnizimin me to”, tha Aliu për Gazetën Shneta.

Tutje, ai theksoi së kërkesat e tyre për furnizim të barnave që u mungojnë, janë të vazhdueshme, por se a do të këtë mungesë të vazhdueshme të këtyre barnave apo jo pritet të shihet në furnizimin e ardhshëm të farmacisë.

“Kërkesat për furnizim ne i kryejmë në mënyrë të rregulltë, elektronike, mirëpo furnizimi nuk varet prej neve. Kërkesat i kryejmë çdo herë në fillim të muajit”, tha ai./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak26 lindje për 24 orë në Klinikën e Gjinekologjisë
Artikulli i rradhës ph 4.2 Intimate Wash, Produkt i shkëlqyer për zonat intime

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.