Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,448 raste të infektimit me Covid dhe 26 raste të vdekjes.
“Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Në anën tjetër, 1,421 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 26,525.
Së fundmi, MSh-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 20,479 doza të vaksinës, kurse 298,445 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/