Gjatë javës së kaluar, në Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë lindur 28 foshnje. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, 17 nga të porsalindurit janë djem, ndërsa 11 vajza.
Brenda kësaj periudhe, spitali ka realizuar gjithashtu 2 mijë e 959 vizita specialistike dhe ka regjistruar 275 pranime të reja të pacientëve.
Sipas raportit javor, mesatarisht 183 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë në repartet e spitalit.
Në laboratorët e spitalit, 1 mijë e 422 pacientë kanë kryer gjithsej 17 mijë e 965 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar 39 operacione.
Shërbimet e tjera të ofruara gjatë javës përfshijnë 219 dializa, 559 ekzaminime me rëntgen, 306 ultrazëra, 86 MRI dhe 4 mamografi.
Po ashtu janë kryer 64 ekzaminime me ehokardiografi, 19 ergometri, 28 gastroskopi, 12 kolonoskopi dhe 2 holltera.
Në repartin e fiziatrisë janë ofruar 241 shërbime për pacientët./Gazeta Shneta/




