Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 3,025 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 28 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacientë si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e fundit.
Përgjatë kësaj periudhe 133 pacientë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është mbi 2 mijë.
Komunat që regjistruan 28 raste pozitive me Covid-19 janë: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri./GazetaShneta/