Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

28 vjet nga vdekja e Nënës Terezë – nobelistes së vetme shqiptare

Lajme 05/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot bëhen 28 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza.Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, ka lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910.

Ajo ishte e njohur për humanizmin dhe zemërgjerësinë e saj, raporton Klankosova.tv.

Nëna Terezë kaloi 45 vjet në shërbim të të varfërve, të të sëmurëve e jetimëve, duke ofruar dhe kërkuar ndihma për ta në mbarë botën.

Ajo njihet si shqiptarja e vetme deri tani, që ka marrë çmim Nobel.Shumë objekte në trojet shqiptare u pagëzuan me emrin e saj

.Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, iu dha emri “Nënë Tereza” dhe në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inaugurua edhe busti i saj.Në vitin 2009 Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës u hap në qytetin e saj të lindjes, Shkup.

Katedralja Romake Katolike në Prishtinë, Kosovë, është emëruar po ashtu me të njëjtin emër, kur filloi së ndërtuari në vitin 2011.Ndërkaq në këto tri kryeqytete edhe sheshet u pagëzuan me emrin e humanistes shqiptare.

Një ndër universitetet në vendlindjen e saj mban emrin “Nënë Tereza”.Ndër të tjera, humanistja shqiptare u shpërblye me çmime të ndryshme ndërkombëtare, si: Çmimi Ramon Magsaysay (1962), Çmimi Templeton (1973), Çmimi Balzan (1978), Çmimi Nobel për Paqe (1979), Çmimi Bharat Ratna (1980), Çmimi Medal of Freedom (1985), Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1996), Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës (1996).

Në vitin 2016, Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën shenjtore duke e quajtur Shën Tereza, ndërkaq Vatikani kishte përkujtuar 6-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës me një monedhë me fytyrën e saj.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80, dhe deri sa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Papa Françesku më 04 korrik të vitit 2016, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza.Kjo erdhi pas lituanive të shenjta që u bën në Vatikan.

Dy janë mrekullitë të njohura botërisht që i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare.

E para ishte dëshmia e Monika Besra nëna e 5 fëmijëve.

Ajo është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak.Ngjarja ndodhi në vitin 1998 një vit pas vdekjes së Nënë Terezës.

Ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuan në një kishë dhe i thanë të lutej përpara fotos së shqiptares.

Ato i kishin dhënë një medaljon të Nënës Terezës të cilin e vendosën mbi stomakun e saj.

Kur u zgjua Besra tha se dhembja e sëmundja ishte zhdukur.Kjo mrekulli u njoh në vitin 2003 Papa Gjon Pali i Dytë.

Mrekullia e dytë u njoh në vitin 2015 nga Papa Françesku.

Një 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru.

Shën Tereza  ka vdekur më 5 shtator 1997 në Kalkuta, Indi.

Artikulli paraprakStudimi: Menopauza rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, pavarësisht stilit të jetesës
Artikulli i rradhës Pesë jetë të reja në një ditë në maternitetin e Spitalit të Pejës

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.