Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prishtina promovon gjidhënien me mural në qendër të qytetit

Lajme 11/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) dhe Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës, promovan të hënën një mural në qendër të kryeqytetit për të inkurajuar gjidhënien si akt natyral dhe i shëndetshëm, raporton Ekonomia Online.

Murali shumëngjyrësh, punuar nga artistja Ermira Murati, e njohur si “Orange Girl”, është vendosur përpara Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Organizatorët theksuan se në një kohë kur gjidhënia po bëhet më e rrallë në Kosovë qëllimi i muralit është të rrisë ndërgjegjësimin për përfitimet e saj, duke përfshirë forcimin e imunitetit të foshnjave, zhvillimin e trurit dhe reduktimin e infeksioneve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se gjidhënia është një lidhje e rëndësishme për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

“Ndërlidhja e fëmijut me nënën është një ndërlidhje jo vetëm fizike por është një ndërlidhje edhe mendore, edhe psiqike. Pra edhe për nënën edhe për fëmijën. Është një stimulim i një rritjeje të një fëmije të shëndoshë edhe në aspektin fizik edhe në aspektin psiqik, për këtë arsye gjidhënia është me rëndësi shumë të madhe. Kjo vepër e artit sot është një ide për të stimuluar edhe më shumë gjidhënien nga nëna”, tha ai.

Drejtoresha Ekzekutive e AMC dhe këshilltare e gjidhënies në La Leche League Kosova, Rina Demiri Spahija, e cilësoi muralin si një angazhim për t’u gjendur pranë çdo nëne.

“Ky mural sot nuk është vetëm ngjyra muri por është një premtim publik, që do t’i premtoj çdo nëne që do t’i japim informacion në kohë, në kohë që ju duhet më së shumti, do t’ia japim informacionin e duhur dhe me inkurajimin më të butë të mundshëm dhe me motivimin e vazhdueshëm”, u shpreh ajo.

Artistja Ermira Murati tha se ky krijim është një homazh për forcën dhe dashurinë e nënave.

“Nuk është vetëm një mural, është një akt ose njëkohësisht është një homazh i forcës, sfidës, i dashurisë që vetëm nëna dinë me e dhënë këtë më së miri”, tha Murati.

Artikulli paraprakPrishtina drejt qytetit pa barriera, për lehtësim të qarkullimit të personave me nevoja të veçanta
Artikulli i rradhës Si të përcaktoni fazën tuaj fertile për planifikimin e shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.