Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prishtina drejt qytetit pa barriera, për lehtësim të qarkullimit të personave me nevoja të veçanta

Lajme 11/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, prezantuan sot ecurinë e fushatës “Prishtina pa barriera”, e cila synon përmirësimin e qasjes për personat me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

Rama tha se në tri vitet e fundit kanë ndërhyrë në 22 lokacione.

Ai shtoi se puna në disa zona ka arritur deri në 90 për qind të realizimit dhe se fushata do të vazhdojë deri në heqjen e çdo pengese për lëvizje të lirë në kryeqytet.

“Kur para tre vjetësh nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për ‘Prishtina pa barrier’ morëm një zotim të qartë: ta bëjmë kryeqytetin tonë të qasshëm dhe të barabartë për të gjithë. Sot, mund të them me bindje se ky zotim po kthehet në realitet. Gjatë kësaj periudhe kemi ndërhyrë në 22 lokacione të ndryshme në qytet. Në shumë prej tyre kemi ulur trotuaret, kemi vendosur rampa sipas standardeve, kemi liruar hapësirat e bllokuara dhe kemi përmiresuar ndriçimin publik. Në qendrat e mjekësisë dhe institucionet arsimore kemi instaluar rampa, ashensorë dhe tualete të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara. Në hapësirat e trafikut urban kemi filluar vendosjen e itinerareve dhe kemi përshtatur biletaritë për qasje më të lehtë.

Në disa zona puna ka arritur deri në 90 për qind të realizimit, ndërsa në të tjera jemi në fazat fillestare, por me plan të qartë për përfundim. Përveç ndërhyrjeve fizike, kemi zbatuar edhe fushata vetëdijesuese, kemi forcuar inspektimin dhe kemi standardizuar mënyrën se si projektohen hapësirat publike për të garantuar lëvizje të lirë dhe të sigurt për të. Ky është një proces i përbashkët, që po e transformon Prishtinën në një qytet pa barriera. Falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre dhe ju siguroj se nuk do të ndalemi, derisa çdo pengesë të zëvendësohet me një mundësi për lëvizje të lirë”, tha Rama.

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, tha se “Prishtina pa barriera” nuk është vetëm për personat me nevoja të veçanta, por për të gjithë ata që hasin vështirësi në lëvizje, përfshirë të moshuarit, prindërit me fëmijë në karrocë dhe çdo qytetar tjetër.

“Prishtina pa barriera nuk është vetëm për personat me nevoja të veçanta, por për të gjithë njerëzit me vështirësi në lëvizje, përfshirë edhe të moshuarit, me fëmijë me karroca dhe të gjithë të tjerët. Kemi bërë në total numrin e lokacioneve 22 me mesataren e përfundimit 58.5 për qind të të gjitha punimeve të planifikuara. Kemi pasur ndihmesë edhe nga të gjithë qytetarët e Prishtinës që kanë dërguar foto të lokacioneve. Me së shumti kemi hasur në mungesë uljesh të trotuareve, të mbajtësve të shkallëve”, tha ajo.

Artikulli paraprakQytetarët e revoltuar para Gjykatës së Gjilanit pas vrasjeve së djeshme: I keni duart me gjak
Artikulli i rradhës Prishtina promovon gjidhënien me mural në qendër të qytetit

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.