29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 213 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë njofton po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktim nga COVID-19 ndërsa janë shëruar 42 qytetarë të tjerë.
Aktualisht në nivel vendi janë 576 raste aktive me COVID-19.
Sa i përketë imunizimit, për 24 orë janë dhënë 57 doza të vaksinave anti- COVID.
Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit. /Gazeta Shneta/