Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar 29 seanca dialize, ndërsa janë kryer me sukses 12 operime kirurgjikale në reparte të ndryshme.
Nga raporti ditor bëhet e ditur se 33 pacientë të rinj janë pranuar për trajtim të mëtejshëm, ndërsa aktualisht në spital po marrin përkujdesje shëndetësore 181 pacientë të shtrirë, shkruan Gazeta Shneta.
Po ashtu, 301 pacientë kanë kryer gjithsej 3,630 analiza laboratorike, ndërsa janë regjistruar edhe 2 lindje – një djalë dhe një vajzë.
Në shërbimet diagnostike, janë realizuar 51 ekzaminime me rëntgen, 31 ultrazëra, 25 skanime CT dhe 12 rezonanca magnetike (MRI).
Ndërsa në pjesën e ekzaminimeve kardiologjike dhe gastroenterologjike, janë kryer 9 echokardiografi, 3 gastroskopi dhe 3 ergometri, si dhe 53 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




