Infermierja Vjollca Krasniqi Sopjani është vlerësuar me mirënjohje nga Klinika e Anestezionit dhe Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK), si shenjë vlerësimi për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj në punë.
Ky vlerësim vjen për shkak punës së përkushtuar ndaj profesionit dhe pacientëve, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi për kolegët.
Në një mesazh të dërguar nga një kolege e saj, Krasniqi Sopjani përshkruhet si një profesioniste e dalluar dhe një mbështetje e vazhdueshme për rrethin e saj.
“Ti nuk je vetëm një infermiere e shkëlqyer, por edhe një shoqe që gjithmonë frymëzon dhe jep forcë. Jemi shumë krenarë për ty dhe të lumtur që të kemi në jetën tonë”, thuhet në mesazhin e koleges Linda Ajeti-Borovci./Gazeta Shneta/




