Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KOMF ngre alarmin për Pediatrinë në QKUK: Mungesë barnash dhe mbingarkesë e vazhdueshme

Lajme 13/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka ngritur shqetësimin se Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdon të përballet me mungesë të personelit, mbingarkesë të shërbimeve dhe mungesë të barnave, duke ndikuar në cilësinë e kujdesit shëndetësor për fëmijët.

Në një komunikatë për media, KOMF thekson se, sipas Kartës së Vlerësimit të publikuar nga organizata, mungesa e personelit shëndetësor dhe mbingarkesa e klinikave të pediatrisë mbeten ndër sfidat kryesore në ofrimin e kujdesit sekondar dhe terciar për fëmijët.

Sipas KOMF-it, Klinika e Pediatrisë në QKUK vazhdon të punojë me kapacitete të kufizuara, ndërsa numri i personelit shëndetësor mbetet i pamjaftueshëm në raport me numrin e pacientëve.

“Numri i personelit shëndetësor mbetet i pamjaftueshëm në raport me numrin e pacientëve fëmijë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e ofrimit të shërbimeve”, thuhet në komunikatë.

Organizata vlerëson se, ndonëse funksionalizimi i Spitalit të ri Kirurgjik Pediatrik ka përmirësuar një pjesë të shërbimeve në nivel terciar, një pjesë e madhe e shërbimeve pediatrike vazhdon të zhvillohet në objektin e vjetër të Klinikës së Pediatrisë, i cili, sipas saj, nuk përmbush standardet për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe dinjitoze.

KOMF ngre shqetësim edhe për mungesën e barnave dhe materialeve shpenzuese në institucionet publike shëndetësore. Sipas organizatës, prindërit raportojnë vazhdimisht se detyrohen të sigurojnë me shpenzimet e tyre barna dhe materiale, përfshirë edhe ato që janë pjesë e Listës Esenciale.

“Mungesa e barnave dhe terapisë së nevojshme mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve, ndërsa në mungesë të tyre, prindërit detyrohen t’i sigurojnë ato me shpenzimet e tyre, edhe kur bëhet fjalë për barna nga Lista Esenciale”, thuhet në komunikatë.

KOMF i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente për rritjen e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe garantimin e furnizimit të rregullt me barna dhe materiale shpenzuese, në mënyrë që fëmijëve t’u sigurohet kujdes shëndetësor cilësor dhe i barabartë.

Artikulli paraprakRasti i Pediatrisë: QKUK formon komision hetimor, merr masa ndaj një punëtori teknik dhe katër infermierëve
Artikulli i rradhës Portugalia dërgon 8 tonë barna në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese

Ju sugjerojmë

Qeni kafshon në fytyrë një fëmijë trevjeçar në Gjermani, dërgohet me urgjencë në spital

13/07/2026 Lajme

Portugalia dërgon 8 tonë barna në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese

13/07/2026 Lajme

Rasti i Pediatrisë: QKUK formon komision hetimor, merr masa ndaj një punëtori teknik dhe katër infermierëve

13/07/2026 Lajme

63 raste me fruth në vend, IKShPK: Vetëm javën e fundit u konfirmuan 11 raste të reja

13/07/2026 Lajme

Mjekësia e gjumit po zhvillohet me hapa të shpejtë në Kosovë

13/07/2026 Lajme

Nis faza e radhës e renovimit në QMF 5 në Dardani-Ulpianë, synohet rritja e efiçiencës energjetike

13/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.