Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtyhet seanca e parë ndaj tri infermiereve për rrahjen e të moshuarës në Pejë

Lajme 19/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është shtyrë seanca e parë gjyqësore ndaj tri infermiereve të akuzuara për sulmin ndaj një të moshuare në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda” në Pejë më 29 tetor të vitit 2022.

Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuçi akuzohen për veprën penale “Sulmi”.

I pranishëm në sallën e gjykimit nuk ishte avokati i së akuzuarës Remzije Kuçi, Faruk Binakaj për arsye shëndetësore. Sipas gjyqtarit, avokati ka dorëzuar dëshmi nga mjeku.

E akuzuara Remzije Kuçi ka thënë se nuk mund të prezantojë në seancë pa mbrojtësin e tij.

Për këtë, gjyqtari Alan Taranis vendosi që seanca të shtyhet.

Sipas aktakuzës ekziston dyshimi i bazuar se më 29 tetor të vitit 2022, në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda” SH.P.K, kanë përdorur forcë ndaj viktimës së ndjeshme të moshuarës.

“Në atë mënyrë që, derisa të pandehurat ofronin kujdesin shëndetësor si infermiere të punësuara në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, në të cilën e vendosur ishte viktima, në momentin kritik fillimisht e pandehura Aurora merret vesh me të pandehurat Altina dhe Remzije, që të vejnë nën kontroll viktimën, duke planifikuar përdorimin e forcës edhe e kanë ditur se viktima është e ndjeshme për shkak të moshës 01.5.1952 dhe sëmundjes Diagnoza Morbus Alzhamier HTA”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës me kërkesë të të pandehurës, e pandehura Remzije incizon, e pandehura Altina e kap për dorën e majtë viktimën duke e mbajtur, ndërsa pasi e njëjta e lëshon, e pandehura Aurora e kap viktimën në të dyja duart në pjesët e parakrahut, duke e goditur disa herë me shuplaka në fytyrë si dhe duke e goditur tri herë më gjunjë në pjesën abdominale, ndërsa në aktakuzë thuhet se të gjitha këto veprime në video incizim përcillen me të qeshura nga e pandehura Altina dhe Remzije.

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, në aktakuzë thuhet se të akuzuarat në “bashkëkryerje”, kanë kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184.par.3. nën par.3.1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Në arsyetimin e saj, Prokuroria ka kërkuar që si rrethana lehtësuese të mos merret për bazë asnjë.

Prokuroria ka kërkuar të sigurohet raporti nga evidence kriminalistike mbi dënimin ose jo të të pandehurave si dhe certifikatat mbi gjendjen ekonomike dhe familjare.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor verbalo-publik dhe administrimit të provave, Prokuroria ka kërkuar që Gjykata të akuzuarat të i shpall fajtor për veprën penale që i vihet në barrë të përshkruar si në dispozitivin e aktakuzës, si dhe t’i dënoj sipas ligjit dhe ta obligoj në pagesën e shpenzimeve të procedurës penale.

Prokuroria ka kërkuar se si rrethana rënduese me rastin e përcaktimit të dënimit të merret për bazë: Mënyra e kryerjes së veprës penale, fakti se viktima ka qenë posaçërisht e pambrojtur në raport me të pandehurat, viktima iu është besuar për kujdes dhe trajtim të pandehurve, mosha dhe gjendja shëndetësore e përkeqësuar tej mase e viktimës, si dhe mospendesa për kryerjen e veprës penale dhe mos shprehja e keqardhjes për viktimën, thuhet në aktakuzë.

Më 4 maj të vitit 2023, Prokuroria Themelorë në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tri infermierëve për sulmin ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.

Më 31 Tetor të 2023-ës, u mbajt seanca e shqyrtimit fillestar, e cila u mbajt e mbyllur për publikun, në mënyrë që të mbrohet integriteti i palëvë në procedurë.

Ndryshe, Gjykata Supreme më 25 nëntor 2022 i kishte liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara se sulmuan një të moshuar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.

Më 3 nëntor 2022, Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurave A.P, A.R dhe R.K, të cilat dyshohen për sulm ndaj të moshuarës në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Pas këtij rasti, katër infermiereve Oda e Infermierëve të Kosovës ua ka hequr licencat e punës.

Kurse, qendrës “Orenda” iu revokua licenca pas inspektimit që i ka bërë asaj qendre Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale.

Arrestimi i tri të dyshuarave erdhi pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihej se si një e moshuar keqtrajtohej në atë. Rasti në fjalë kishte nxitur reagime të shumta në publik.

Artikulli paraprakParandalohet kontrabanda e barnave nga Turqia, kapet mall me vlerë mbi 10 mijë euro
Artikulli i rradhës Inspektorati mbyll “SuperNova Healthcare” dhe ia ndalon shërbimet mjekut turk në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.