Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati mbyll “SuperNova Healthcare” dhe ia ndalon shërbimet mjekut turk në Prishtinë

Lajme 19/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor ka gjetur një subjekt privat duke kryer shërbime shëndetësore pa licencë, si dhe ia ka ndaluar punën një mjeku nga Turqia i cili poashtu ishte i pa licencuar.

Inspektorati Shëndetësorë i Ministrisë së Shëndetësisë më datën tetë nëntor ka zbarkuar në një institucion privat të quajtur “SuperNova Healthcare LLC”, shkruan Gazeta Shneta.

Arsyeja e zbarkimit të Ish-së ishte se ky institucion kryente shërbime shëndetësore pa licencë dhe gjithashtu kishte mjek të huaj të pa licencuar. Kështu ka bërë të ditur ISh në një deklaratë për Gazetën.

“Gjatë inspektimit në hapësirën e marrë me qira nga subjekti, e cila ishte e destinuar vetëm ‘për konsulta’, u konstatua se një profesionist i huaj, Dr. Veysel Antar, po ofronte shërbime shëndetësore pa licencë/vendim të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, të vlefshme për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në Republikën e Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi. Po ashtu, u konstatua se subjekti nuk posedonte licencë për ushtrimin e veprimtarisë përkatëse”, thuhet në deklaratë.

Me këtë rast Inspektorati ia ka ndaluar ofrimin e shërbimeve mjekut nga Turqia, ndërsa është mbyllur edhe institucioni.

“Në bazë të gjetjeve, profesionistit të huaj, Dr. Veysel Antar, i është ndaluar ofrimi i shërbimeve shëndetësore deri në pajisje me vendim/licencë në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, subjektit i është vendosur shenja për ndërprerje të përkohshme të veprimtarisë deri në pajisjen me licencën përkatëse, sipas procedurave ligjore”, kanë deklaruar nga Inspektorati.

Gazeta i ka dërguar pyetje edhe institucionit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur përmes adresës elektronike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtyhet seanca e parë ndaj tri infermiereve për rrahjen e të moshuarës në Pejë
Artikulli i rradhës Studim: Dëgjimi i muzikës çdo ditë lidhet me rrezik më të ulët të demencës te të moshuarit

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.