Në kuadër të programit për pajisje medicinale të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pajisur me aparaturë të avancuar për kryerjen e gastroskopive dhe kolonoskopive.
Sipas këtij institucioni, vlera e kësaj pajisjeje moderne arrin në 53,300 euro, transmeton Gazeta Shneta/.
Ky investim do të ndihmojë në rritjen e numrit të shërbimeve diagnostikuese dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve gastrointestinale për pacientët e rajonit./Gazeta Shneta/



